Dhuna në Ukrainë po vazhdon të përshkallëzohet, pasi sulmet ruse në rritje po ndikojnë gjithnjë e më shumë tek popullata civile. Numri i ukrainasve që kanë ikur nga vendi, tani i kalon dy milionë. Shumë përshkruajnë sfidat me të cilat po përballen, qoftë brenda Ukrainës, qoftë kur largohen nga vendi, por punëtorët nazaretas po vazhdojnë t’u shërbejnë njerëzve përreth.
Ndërsa shumica e meshkujve të moshës 18-60 vjeç kanë mbetur në vend, gratë po mbajnë barrën e migrimit, duke u kujdesur për të rinjtë dhe të moshuarit. Të cënueshme ndaj trafikimit dhe formave të tjera të shfrytëzimit, nënat po përpiqen të mbajnë veten e tyre dhe fëmijët, të sigurt. “Këto gra ukrainase po shpëtojnë të vetme një brez të tërë nga një zonë lufte me guxim të vërtetë,” lexohet në një postim në rrjetet sociale nga Kisha e Nazaretasit Rajoni i Euroazisë, “Janë këto gra që po e bëjnë këtë.”
Ukrainasit nazaretas që kërkojnë të shërbejnë brenda vendit tregojnë mënyrën se si lufta po i robëron edhe nga burimet që ofrojnë një ndjenjë normaliteti. Kur pastori Andriy në Kiev po kërkonte një ilaç për një mik të sëmurë nga zemra, ai pa se një nga farmacitë ende të hapura në qytet nuk e kishte më atë ilac që i nevojitej mikut të tij. “Ka ditë të tilla të zhgënjimit të plotë, kur sinqerisht ju po përpiqeni të bëni diçka, të ndihmoni dikë,” thotë Andriy, “Por të gjitha rrethanat janë kundër jush”.
Pastori Volodymyr – Mbikëqyrësi i Distriktit të Ukrainës – dhe gruaja e tij Sylvia janë në udhëtim ndërsa kujdesen edhe për tre gra të moshuara. Udhëtimi i tyre është i ngadaltë pasi ata ndihmojnë edhe babushkët – gjyshet – të ecin, të hanë dhe të vishen, por ata e dinin se nuk mund të qëndronin më në një qytet të rrethuar. Sylvia ka shprehur ndjenja kontradiktore pas daljes nga vendstrehimi ku qëndruan për dhjetë ditë. “Mbrëmë kam fjetur 8 orë,” thotë ajo. “Sot ishte dita e parë që nuk dëgjova sirena. Sot, ishte dita e parë që hëngra 3 vakte në një ditë. Sonte do të fle në një shtrat të ngrohtë”. Ndërkohë, ajo kujton të tjerët që po vuajnë për të gjetur transport për jashtë qytetit.
Pavarësisht sfidave të shumta, misionarët nazaretas, pastorët dhe personat joklerikë vazhdojnë të krijojnë shtigje shprese për njerëzit e zhvendosur nga lufta. Chad dhe Crystal Gibbons, misionarë në Kiev, Ukrainë, kanë ndihmuan në paketimin e sendeve të ndihmës për refugjatët ukrainas që janë duke u larguar drejt Moldavisë. Një Kishë Nazaretase në Bukuresht, Rumani ka vazhduar të akomodojë udhëtarë që nga ditët e para të pushtimit. Punëtorët nazaretas në Poznan, Poloni, një ambjent të një shërbese që dikur shërbente si kafene, e kanë kthyer në një qendër me shumë qëllime për ukrainasit që kërkojnë strehim në vend. Punëtorët në qendër festuan mbërritjen pa-probleme të shtatë nazaretasve ukrainas – tre gra dhe katër fëmijë – në ndërtesën e tyre. Një punonjës në qendrën e shërbesës ka shkarkuar librat në gjuhën ukrainase për fëmijët të cilat kanë lënë mbrapa gjithcka kanë pasur.
Të prekur nga dhembshuria, nazarenasit nga e gjithë bota vazhdojnë të shprehin mbështetje për ukrainasit që janë zhvendosur nga lufta. Grejsi, 7 vjeçe, ndjek një kishë të nazaretasit në Bolton, në Mbretëria e Bashkuar. Ajo ka kursyer para gjatë gjithë vitit për pushimet me familjen, por vendosi t’i japë ato, kur dëgjoi për ofertat e Shërbesës së Dhembshurisë Nazaretase për Ukrainën. Grejsi i çoi kursimet e saj në kishë, duke i shpjeguar nënës së saj që:-“popullit të Ukrainës i duhen këto para më shumë se mua”.
Ju lutemi, lutuni për njerëzit që po përjetojnë krizën në Evropën Lindore. Lutuni për ata që po kërkojnë strehim brenda Ukrainës, ata që po zhvendosen në vende të tjera si dhe ata që po vajtojnë për humbjet që kanë pësuar tashmë. Lutuni për ata që janë më të cënueshëm, duke përfshirë fëmijët, të moshuarit, individët me aftësi të kufizuara dhe ata me probleme shëndetësore që kanë nevojë për mjekim. Lutuni për udhëheqësit e kishës dhe kishat që po u përgjigjen nevojave rreth tyre. Së fundi, le të lutemi për paqe. Për të dërguar një lutje ose një shënim inkurajimi, shkoni te ncm.org/pray.
Kishat dhe individët anembanë botës mund të ofrojnë mbështetje përmes NCM Ukraina Fondit të Përgjigjes së Krizave – Rajoni i Euroazisë. Donacionet do të shkojnë drejt mbështetjes emergjente në lidhje me transportin, strehimin, ushqimin, ujin dhe furnizimet thelbësore. Për të mbështetur kishat teksa kujdesen për njerëzit brenda Ukrainës si dhe ata që udhëtojnë nga Ukraina në vendet fqinje, dhuroni sot: ncm.org/Ukraine.